Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jana Skallkina – përkthyesja ruse nga gjuha bullgare

Foto: arkiv personal

Shpesh e pyesin Jana Skallkinën se cila është lidhja e saj me Bullgarinë dhe në këtë nuk ka asgjë të çuditshme, sepse niveli i zotërimit të gjuhës bullgare është shumë i lartë. Përkthyesja e re e talentuar nuk ka rrënjë bullgare dhe dashuria e saj për Bullgarinë dhe gjuhën bullgare lind fare rastësisht: 

“Unë doja që të studioja filologji sllave në Universitetit Shtetëror të Moskës “M.V. Lomonosov” por, pikërisht atëherë u hap grupi i gjuhës bullgare - thotë Jana. Babai im është ukrainas, por gjatë gjithë jetës ka jetuar në Rusi, kurse nëna është ruse. Prandaj asgjë nuk më lidh me Bullgarinë. Sigurisht kjo është një rastësi, ndonjë lloj fati, i cili të vërshon papritmas dhe tanimë nuk mund të ikësh prej tij.”  

Gjatë vitit 2008 Jana Skallkina diplomohet me nderime në profilin “Mësues i gjuhës bullgare dhe i letërsisë sllave” dhe e vazhdon realizimin e saj profesional. Jep mësime dhe popullarizon gjuhën bullgare, kulturën, traditat dhe zakonet. Ajo zhvillon dhe drejton kurset “Gjuha bullgare e biznesit”, “Historia dhe kultura e Bullgarisë” e të tjera, mban dhe zhvillon kanale tematike në rrjetet sociale. Mjaft të kërkuara janë mësimet e saj në gjuhën bullgare në Youtube

Arsyet se përse njerëzit fillojnë të mësojnë bullgarishten janë shumë të ndryshme dhe nuk kufizohen në trajnime të shkëlqyera, të cilat Jana u jep aplikantëve të cilët aplikojnë në universitetet bullgare: 

“Kryesisht e mësojnë ata, të cilët shkojnë në Bullgari ose, për shembull vajza, të cilat martohen me bullgarë dhe mundohen të përshtaten me jetën këtu. Shumë veta interesohen jo vetëm për gjuhën, por dhe për kulturën, më pyesin se çfarë të lexojnë, ku të shkojnë e kështu me radhë. Bullgarët gjithmonë sillen në mënyrë më të veçantë me një njeri i cili e flet gjuhën bullgare dhe kjo është një ndjenjë shumë e këndshme për të gjithë.” 

Për herë të parë Jana Skallkina mbërrin në vendin tonë gjatë vitit 2005, në bazë të programit të Shkollës Verore në studimet e gjuhës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Pasi kalon këtu tre javë, ajo dashurohet përgjithmonë pas Bullgarisë.  

“Mësuam gjuhën, shikonim kureshtje, pamje, mësuam të kërcejmë, të hedhim valle, komunikonim - kujtohet Jana. Gjithmonë gëzohem, kur vij në Bullgari. Ndihem si në shtëpinë time, nuk kam ndjenjën se ndodhem në një vend të huaj. Bullgarët janë shumë të gëzuar, të hapur. Veliko Tërnovo më pëlqyen shumë çatitë e kuqe të shtëpive, gjelbërimi, në të cilin është zhytur qyteti, lumi Jantra, i cili dredhon midis kodrave. Kisha ndjenjën se po ndodhem në një përrallë.” 

Tani Jana është në Bullgari që të marrë pjesë në programin e Shtëpisë për letërsi dhe përkthim në Sofje, me një projekt për përkthim të tregimeve të shkrimtares së njohur bullgare Zdravka Evtimova

Vetë Jana pohon: “Nuk mund të ndikoj mbi të gjitha, nuk mund të ndikoj mbi situatën politike, nuk mund të bëj përkthime të letërsisë artistike të tilla siç qenë në Bashkimin Sovjetik, por mundem të bëj disa hapa të mi të vegjël dhe çdo gjë që varet prej meje. Në këtë numër të popullarizoj gjuhën bullgare dhe letërsinë bullgare në një mënyrë tjetër. Po, ky është misioni im i vogël, hapat e mi të vegjël dhe unë bëj atë që mundem."

Tërë bisedën me Jana Skallkinën, si dhe përshëndetjen e saj të posaçme në bullgarisht për auditorin tonë mund të dëgjoni KËTU

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva  

Foto: arkiv personal


Më shumë nga rubrika

Alzek Misheff "fluturon" mbi perden e hekurt dhe fiton një vend në mesin e avangardës botërore

Kapërcimi i hapësirave të mëdha të ajrit dhe ujit përmes materializimit të tyre në art – piktori dhe artisti Alzek Misheff vendos në altar lirinë e vetënjohjes, sepse nuk e ka pasur këtë mundësi në atdhe. Për 80-vjetorin e tij ai “vjen me veprat e..

botuar më 21-10-28 7.15.PD
 Bojan Petrov

Dy ekspozita fotografike dhe një film për alpinistin e madh Bojan Petrov

Dy ekspozita fotografike do t’i paraprijnë premierës në Sofje të filmit “Unë jam këtu përsëri” për alpinistin e madh bullgar Bojan Petrov. Ekspozitat do të përfshijnë pamje të përzgjedhura filmike dhe fotografi nga arkivi personal i Bojan Petrov,..

botuar më 21-10-28 6.00.PD

Minko Geçev për rrugën e tij nga qyteti Trojan deri në një pozicion drejtues në Google

Akoma si nxënës ai shikon qiellin e natës përmes një teleskopi dhe ëndërron që një ditë të zbulojë misteret e universit. Por orët e gjata para kompjuterit, konkurset e shumta të programimit dhe mësuesit ambiciozë të shkollës së mesme..

botuar më 21-10-23 12.25.MD