Shpesh e pyesin Jana Skallkinën se cila është lidhja e saj me Bullgarinë dhe në këtë nuk ka asgjë të çuditshme, sepse niveli i zotërimit të gjuhës bullgare është shumë i lartë. Përkthyesja e re e talentuar nuk ka rrënjë bullgare dhe dashuria e saj për Bullgarinë dhe gjuhën bullgare lind fare rastësisht:
“Unë doja që të studioja filologji sllave në Universitetit Shtetëror të Moskës “M.V. Lomonosov” por, pikërisht atëherë u hap grupi i gjuhës bullgare - thotë Jana. Babai im është ukrainas, por gjatë gjithë jetës ka jetuar në Rusi, kurse nëna është ruse. Prandaj asgjë nuk më lidh me Bullgarinë. Sigurisht kjo është një rastësi, ndonjë lloj fati, i cili të vërshon papritmas dhe tanimë nuk mund të ikësh prej tij.”
Gjatë vitit 2008 Jana Skallkina diplomohet me nderime në profilin “Mësues i gjuhës bullgare dhe i letërsisë sllave” dhe e vazhdon realizimin e saj profesional. Jep mësime dhe popullarizon gjuhën bullgare, kulturën, traditat dhe zakonet. Ajo zhvillon dhe drejton kurset “Gjuha bullgare e biznesit”, “Historia dhe kultura e Bullgarisë” e të tjera, mban dhe zhvillon kanale tematike në rrjetet sociale. Mjaft të kërkuara janë mësimet e saj në gjuhën bullgare në Youtube.
Arsyet se përse njerëzit fillojnë të mësojnë bullgarishten janë shumë të ndryshme dhe nuk kufizohen në trajnime të shkëlqyera, të cilat Jana u jep aplikantëve të cilët aplikojnë në universitetet bullgare:
“Kryesisht e mësojnë ata, të cilët shkojnë në Bullgari ose, për shembull vajza, të cilat martohen me bullgarë dhe mundohen të përshtaten me jetën këtu. Shumë veta interesohen jo vetëm për gjuhën, por dhe për kulturën, më pyesin se çfarë të lexojnë, ku të shkojnë e kështu me radhë. Bullgarët gjithmonë sillen në mënyrë më të veçantë me një njeri i cili e flet gjuhën bullgare dhe kjo është një ndjenjë shumë e këndshme për të gjithë.”
Për herë të parë Jana Skallkina mbërrin në vendin tonë gjatë vitit 2005, në bazë të programit të Shkollës Verore në studimet e gjuhës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Pasi kalon këtu tre javë, ajo dashurohet përgjithmonë pas Bullgarisë.
“Mësuam gjuhën, shikonim kureshtje, pamje, mësuam të kërcejmë, të hedhim valle, komunikonim - kujtohet Jana. Gjithmonë gëzohem, kur vij në Bullgari. Ndihem si në shtëpinë time, nuk kam ndjenjën se ndodhem në një vend të huaj. Bullgarët janë shumë të gëzuar, të hapur. Në Veliko Tërnovo më pëlqyen shumë çatitë e kuqe të shtëpive, gjelbërimi, në të cilin është zhytur qyteti, lumi Jantra, i cili dredhon midis kodrave. Kisha ndjenjën se po ndodhem në një përrallë.”
Tani Jana është në Bullgari që të marrë pjesë në programin e Shtëpisë për letërsi dhe përkthim në Sofje, me një projekt për përkthim të tregimeve të shkrimtares së njohur bullgare Zdravka Evtimova.
Vetë Jana pohon: “Nuk mund të ndikoj mbi të gjitha, nuk mund të ndikoj mbi situatën politike, nuk mund të bëj përkthime të letërsisë artistike të tilla siç qenë në Bashkimin Sovjetik, por mundem të bëj disa hapa të mi të vegjël dhe çdo gjë që varet prej meje. Në këtë numër të popullarizoj gjuhën bullgare dhe letërsinë bullgare në një mënyrë tjetër. Po, ky është misioni im i vogël, hapat e mi të vegjël dhe unë bëj atë që mundem."
Tërë bisedën me Jana Skallkinën, si dhe përshëndetjen e saj të posaçme në bullgarisht për auditorin tonë mund të dëgjoni KËTU.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..
Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023). Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..
De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..