"Ne jemi shumë larg nga krijimi i një vaksine bullgare kundër koronavirusit dhe nuk duhet ta presim atë," tha për BNR Prof. Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Kështu, ajo ra në kundërshtim me drejtorin e Departamentit të Imunologjisë në institut dhe ish -deputet të ITN Prof. Andrej Çobanov, i cili tha se preparati do të paraqitet më 5 tetor. Sipas Prof. Penka Petrova, imunologu do të paraqesë vetëm "të dhëna shkencore mbi testet in vitro për linjat qelizore në Kongresin Botëror të Imunologjisë".
Sipas saj, deri më tani nuk ka një vaksinë të vërtetë që mund të testohet, sepse me këtë duhet të merret ndonjë kompani farmaceutike. "Më mirë të mbështetemi në ato të miratuara tashmë nga Organizata Botërore e Shëndetit," këshilloi ajo.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..