"Ne jemi shumë larg nga krijimi i një vaksine bullgare kundër koronavirusit dhe nuk duhet ta presim atë," tha për BNR Prof. Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Kështu, ajo ra në kundërshtim me drejtorin e Departamentit të Imunologjisë në institut dhe ish -deputet të ITN Prof. Andrej Çobanov, i cili tha se preparati do të paraqitet më 5 tetor. Sipas Prof. Penka Petrova, imunologu do të paraqesë vetëm "të dhëna shkencore mbi testet in vitro për linjat qelizore në Kongresin Botëror të Imunologjisë".
Sipas saj, deri më tani nuk ka një vaksinë të vërtetë që mund të testohet, sepse me këtë duhet të merret ndonjë kompani farmaceutike. "Më mirë të mbështetemi në ato të miratuara tashmë nga Organizata Botërore e Shëndetit," këshilloi ajo.Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan Mavrodiev. Kërkesa kundër ish-drejtorit ekzekutiv të Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR) në pronësi të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..