Këngëtarja Lluna Jordanova dorëzoi sot dokumente për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Kandidatura e saj u ngrit nga një Komitet i Iniciatiës, transmetoi reporterja e BNR Maria Fileva. Jordanova nuk deklaroi se kush do të kandidojë për nënpresident bashkë me të, por tha se "surpriza do të jetë e këndshme".
"Gjithçka është një shfaqje. Vetë jeta është një shfaqje. Mos e merrni veten kaq seriozisht sepse ne nuk e dimë nesër. Mos prisni që unë të flas politikisht. Mos prisni premtime nga unë. Është një injorancë të premtosh pa e ditur nëse nesër do të jesh i gjallë. Jeta është një moment dhe unë dua t’i jap vetes këtë kënaqësi që të shkoj dhe të votoj për veten time ”, tha këngëtarja pop-folk.
Përveç Lluna, deri më tani kanë shfaqur dëshirë për të kandiduar për president gazetarja Cveta Kirillova, Aleksandër Tomov – lider i partisë "Socialdemokracia bullgare - Euro e Majta", Kostadin Kostadinov - udhëheqës i partisë nacionaliste "Vëazrazhdane". Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) njoftuan se do të mbështesin presidentin aktual Rumen Radev. GERB - SDS, DPS dhe "Bullgaria Demokratike" thanë se do të shpallin kandidatë të tyre, emrat e të cilëve tani për tani nuk i kemi mësuar.Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..