Këngëtarja Lluna Jordanova dorëzoi sot dokumente për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Kandidatura e saj u ngrit nga një Komitet i Iniciatiës, transmetoi reporterja e BNR Maria Fileva. Jordanova nuk deklaroi se kush do të kandidojë për nënpresident bashkë me të, por tha se "surpriza do të jetë e këndshme".
"Gjithçka është një shfaqje. Vetë jeta është një shfaqje. Mos e merrni veten kaq seriozisht sepse ne nuk e dimë nesër. Mos prisni që unë të flas politikisht. Mos prisni premtime nga unë. Është një injorancë të premtosh pa e ditur nëse nesër do të jesh i gjallë. Jeta është një moment dhe unë dua t’i jap vetes këtë kënaqësi që të shkoj dhe të votoj për veten time ”, tha këngëtarja pop-folk.
Përveç Lluna, deri më tani kanë shfaqur dëshirë për të kandiduar për president gazetarja Cveta Kirillova, Aleksandër Tomov – lider i partisë "Socialdemokracia bullgare - Euro e Majta", Kostadin Kostadinov - udhëheqës i partisë nacionaliste "Vëazrazhdane". Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) njoftuan se do të mbështesin presidentin aktual Rumen Radev. GERB - SDS, DPS dhe "Bullgaria Demokratike" thanë se do të shpallin kandidatë të tyre, emrat e të cilëve tani për tani nuk i kemi mësuar.37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...