Më 1 tetor Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e saj të ri. Koncerti është në Sallën “Bullgaria”, dhe simfonistët e radios ia kushtojnë festës së tyre profesionale Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, si dhe Festës së Pranimit të Qefinit Ortodoks të Nënës së Zotit, dy festa që shënohen në ditën e parë të tetorit. Programi do të përfshijë vepra të zgjedhura posaçërisht nga dirigjenti Mark Kadin: "Ave Maria" nga Franz Schubert, "Nëna e Zotit, unë qëndroj para teje" nga John Tavener (premierë për Bullgarinë), "Vlaherna. Qefini i Nënës së Zotit ”nga Georgi Arnaudov, si dhe Koncert 3 për piano dhe orkestër nga Sergei Rachmaninoff.
Konstantin Emeljanov - pianisti i ri rus, artisti i Yamaha, i cili vizitoi Bullgarinë për herë të parë në vitin 2019, është përsëri në vendin tonë për fillimin e sezonit të koncerteve të Orkestrës Simfonike të BNR-së. Konstantin është laureat i një numri çmimesh prestigjioze, ndër të cilat ndoshta më i konsiderueshmi është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar "P. I. Çajkovski ".
Së bashku me koncertet e planifikuara për sezonin e ri, Orkestra Simfonike e BNR-së do të realizojë shumë incizime, në të cilat theksi i veçantë do t'u kushtohet veprave të rëndësishme nga historia muzikore bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Zdravko Petrov, Ani PetrovaNjë vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..
Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..
Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe..