Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

150 vjet nga përkthimi i Biblës festojnë në qytetin Kjustendill

Foto: Radio Varna

“Gjuha bashkëkohore letrare bullgare është imponuar në sajë të përkthimit të Biblës nga Petko Sllavejkovi. Ivan Vazovi e ka quajtur librin shkollor i cili ka formuar gjuhën tonë letrare”, vë në dukje Mihaill Gërkov, një nga bashkautorët e librit “150 vjet përkthimi i Biblës nga Sllavejkovi”. 

Sivjet festojmë një shekull e gjysmë nga përkthimi modern i Librit të Shenjtë, i njohur akoma si përkthimi i Petko Sllavejkovit. Fondacioni “Burimi i së ardhmes” zhvillon një varg ngjarjesh në të gjithë vendin, kushtuar prejardhjes së Biblës dhe kontributit të saj në historinë e letërsisë, kulturës dhe vetëdijes bullgare.

Nga data 3 deri më 5 tetor në qytetin Kjustendill mund të vizitohet “Ekspozita e Biblës”, në të cilën në panele të veçanta e të specializuara informative i njohin banorët dhe mysafirët e qytetit me rrugën e tekstit të shenjtë gjatë historisë, me vlerën dhe qëndrueshmërinë  e tij shpirtërore. Vizitorët mund të testojnë njohuritë e tyre për Librin e Librave në murin interaktiv të ekspozitës, si dhe të vizitojnë shfaqjen e filmit “Beteja për kutinë”, kushtuar përvjetorit të përkthimit të Biblës nga Sllavejkovi.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD