Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjoni Bullgarinë – në 9 gjuhë nga Radio Bullgaria

Në ueb sajtin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) – www.bnr.bg, tashmë mund të dëgjohet audio programi i informacionit “Bullgaria sot” në: anglisht, gjermanisht,  frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip dhe turqisht, realizuar nga Radio Bullgaria.

Radioja Kombëtare Bullgare rivendos programet e veta në gjuhë të huaja pas një pauze prej 5 vjetësh. Ndryshimi përkon me 85 vjetorin e transmetimeve të para për jashtë, të cilin Radio Bullgaria e shënon në vitin 2021.

Programi i ri i informacionit i Radio Bullgarisë përgjithëson lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë,  monitoron situatën Covid, paraqet destinacione interesante turistike, njeh auditorin me mënyrën e jetesës, kulturën dhe historinë e vendit. Çdo program përfundon me rubrikën “Kënga e ditës”, e cila u jep mundësi auditorit shumëmijësh të Radio Bullgarisë anë e mbanë botës të dëgjojë hite aktuale bullgare pop dhe rok, kryevepra folklorike, krijime klasike dhe xhaz...

Fillimi i programeve të gjuhëve të huaja është pjesë e fushatës së BNR-s “Dëgjo Bullgarinë” - për të prezantuar dhe për të promovuar vendin tonë midis qytetarëve të huaj të interesuar për biznes, arsim ose turizëm në vendin tonë.

“Bullgaria sot” mund të dëgjohet nga çdo pajisje celulare, përmes faqes së internetit të BNR-s, në dispozicion në: www.bnr.bg.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot - 6 gusht 2024

Të nderuar dëgjues, në programin tonë të sotëm kemi përgatitur dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Së pari në rubrikën tonë Personalitete do t’ju njohim me Prof. As. Dr. Raqi Bello, i cili do të na tregojë për studimin e gjuhës bullgare në..

botuar më 24-08-06 3.00.MD

Bullgaria sot - 5 gusht 2024

Të nderuar dëgjues, në programin tonë të sotëm kemi përgatitur dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Së pari do t’ju flasim për studimet e gjuhës frënge në Bullgari. Pas kësaj do t’ju marrim me vete nëpër një shëtitje në mbretërinë e..

botuar më 24-08-05 3.00.MD

Bullgaria sot – 2 gusht 2024

Të nderuar miq, në programin tonë të sotëm do t’ju tregojmë për traditat e mësimdhënies së gjuhës bullgare në Itali. Në vazhdim të programit tonë mund të mësoni më shumë për qytetin bullgar Petriç.   Do ta mbarojmë programin me këngën..

botuar më 24-08-02 3.00.MD