Në ueb sajtin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) – www.bnr.bg, tashmë mund të dëgjohet audio programi i informacionit “Bullgaria sot” në: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip dhe turqisht, realizuar nga Radio Bullgaria.
Radioja Kombëtare Bullgare rivendos programet e veta në gjuhë të huaja pas një pauze prej 5 vjetësh. Ndryshimi përkon me 85 vjetorin e transmetimeve të para për jashtë, të cilin Radio Bullgaria e shënon në vitin 2021.
Programi i ri i informacionit i Radio Bullgarisë përgjithëson lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid, paraqet destinacione interesante turistike, njeh auditorin me mënyrën e jetesës, kulturën dhe historinë e vendit. Çdo program përfundon me rubrikën “Kënga e ditës”, e cila u jep mundësi auditorit shumëmijësh të Radio Bullgarisë anë e mbanë botës të dëgjojë hite aktuale bullgare pop dhe rok, kryevepra folklorike, krijime klasike dhe xhaz...
Fillimi i programeve të gjuhëve të huaja është pjesë e fushatës së BNR-s “Dëgjo Bullgarinë” - për të prezantuar dhe për të promovuar vendin tonë midis qytetarëve të huaj të interesuar për biznes, arsim ose turizëm në vendin tonë.
“Bullgaria sot” mund të dëgjohet nga çdo pajisje celulare, përmes faqes së internetit të BNR-s, në dispozicion në: www.bnr.bg.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të re të kompozitorit dhe producent Petër Aleksiev, dhe muzikantit - DJ dhe producent Atanas Borisov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.32 – Lajmet..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Engjëjt mes nesh” në kujtim të Vanja Kostovës. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:34 - Lajme 10:22 - Kënga e ditës
Përshëndetje, të nderuar miq! Në fillim të programit tonë më 22 janar 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Magjia" në interpretim të KristinSax. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është..
17 vjet Pavarësi e Kosovës! Urime Kosovë! Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 17 shkurt 2025 do të dëgjoni lajmet e..