Rajoni Sliven hyri në zonën e kuqe të errët të vendit. Incidenca mesatare është 508 njerëz për 100 000 banorë, sipas Shtabit Rajonal të Krizave. Nesër pritet një takim i jashtëzakonshëm i shtabit, në të cilin do të miratohen masat shtesë kundër epidemisë, njoftoi korrespondenti ynë Stojan Radev. Për momentin më shumë se 2 300 banorë të rrethit janë nën karantinë si të sëmurë, ose si persona që kanë qenë në kontakt me të sëmurë në rreth. 213 persona u shtruan në spital.
Sipas ekspertëve, një problem në Bullgari është sëmundshmëria "e fshehur". Ka një rritje të fëmijëve të vegjël të infektuar, të nxënësve dhe të banorëve në azilet në vend. Ekspertët e konsiderojnë mbulimin e ulët të vaksinimit në Bullgari si arsyen kryesore për rritjen e incidencës së Covid-19.
"Aktualisht sëmuren kryesisht ata që nuk janë të imunizuar! Shumë pak janë ata që kanë filluar ose përfunduar imunizimin dhe shumë pak janë ata që dikur kanë qenë të sëmurë," - tha drejtoresha e Inspektoratit Regjional të Shëndetësisë - Jamboll - Radostina Kallçeva, tranemstoi korrespondentja jonë Daniella Kostova.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet..