621 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 10.8% e 5736 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 83.4% e të infektuarve të rinj nuk janë të vaksinuar. Rastet më të shumta janë në Sofje - 193, të ndjekura nga rrethet: Varna – 76 veta dhe Plovdiv – 32 të infektuar.
Të sëmurët aktivë janë 50 406. 5503 pacientë u shtruan në spital. 470 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 187 të sapo pranuarit në spitale, gati 90 për qind janë pa vaksinë.
Në 24 orët e fundit 40 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur. 95% e tyre ishin të pavaksinuar. 576 persona u raportuan të shëruar.
1219 vaksina u dhanë të dielën. 1 361 629 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..
Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e..