621 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 10.8% e 5736 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 83.4% e të infektuarve të rinj nuk janë të vaksinuar. Rastet më të shumta janë në Sofje - 193, të ndjekura nga rrethet: Varna – 76 veta dhe Plovdiv – 32 të infektuar.
Të sëmurët aktivë janë 50 406. 5503 pacientë u shtruan në spital. 470 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 187 të sapo pranuarit në spitale, gati 90 për qind janë pa vaksinë.
Në 24 orët e fundit 40 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur. 95% e tyre ishin të pavaksinuar. 576 persona u raportuan të shëruar.
1219 vaksina u dhanë të dielën. 1 361 629 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të patinazhit në edicionin e 12-të të New Generation, pjesë e Festivalit të 47-të prestigjioz Botëror të..
Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Grozdan Karaxhov në Forumin Ekonomik të Sofjes. Mbi 18 000 kompani greke operojnë në Bullgari...
Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit, tha për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën si më parë, sepse ajo që kemi bërë bazohet në vendimet e Asamblesë Kombëtare..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...