Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Reshje shiu në të gjithë vendin dhe borë në male

Foto: BGNES

Të enjten do të jetë me vranësira. Do të bjerë shi në të gjithë vendin. Pasdite në Bullgarinë Jugperëndimore dhe Qendrore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në mbrëmje në Bullgarinë Perëndimore shiu do të përzihet me borë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 6 dhe 15 gradë, për Sofjen deri në 6.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 12 gradë në veri në 15 në jug. Uji i detit është 15-17 gradë. Dallgët e detit do të jenë 2-3 ballë.

Në male reshjet do të jenë kryesisht borë. Do të formohet një mbulesë dëbore. Pasdite në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore për shkak të erës së fortë do të ketë kushte për grumbuj bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 3 gradë, në 2000 m rreth minus 3 gradë. Në vendpushimet Pamporovo dhe Borovec temperaturat do të jenë deri në një dhe minus një, në Bansko deri në 4 gradë.

Të premten do të bjerë shi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD