Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga rrjeti evropian i radios "Euronet Plus"

Një portal online mbledh së bashku qytetarët, autoritetet lokale dhe institucionet evropiane

Foto: themayor.eu

Projekti “TheMayor.EU–Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët” u bë mbajtësi bullgar i Çmimit për qytetar evropian 2021. Çmimi jepet nga Parlamenti Evropian për kontribut  në promovimin e mirëkuptimit dhe integrimit të mirë midis qytetarëve nga vende të ndryshme në Bashkimin Evropian. 

Gjatë vitit 2017 shoqata “Euro Advance Association” i vë vetes qëllime tepër ambicioze - përmes hapësirës së saj në internet të përmirësojë mirëkuptimin midis qytetarëve, autoriteteve lokale, dhe institucioneve evropiane, të stimulojë këmbimin e praktikave të mira midis autoriteteve në Kontinentin e Vjetër, t’i bëjë më të dukshme përpjekjet për një drejtim transparent  të qyteteve  dhe të risë besimin në organet, përgjegjëse për marrjen e vendimeve.  Kështu për katër vjet në “TheMayor.EU –Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët”  arrin  të ndajë qindra histori të projekteve të suksesshme  dhe tregon mijëra shembuj sesi rajonet evropiane gjejnë zgjidhje konstruktive sa u përket ndryshimeve të klimës, ndotjes, shpopullimit, prapambetjes teknologjike, ruajtjes së trashëgimisë kulturore. 

“Portali është i krijuar me qëllim të promovojë disa nga vlerat më të rëndësishme - transparencë dhe drejtim të mirë - sqaron Asenija Dimitrova, menaxhere e projekteve në shoqatë. Ai i jep mundësi çdo një bashkie lirisht të ndajë në hapësirën tonë online lajmet e mira, idetë dhe projektet, të cilat janë të lidhura me mënyrën në bazë të së cilës drejtohet.  Kështu ajo mund jo vetëm të tregojë përgjegjësi dhe llogaridhënie përpara qytetarëve të vet, por dhe t’i stimulojë qytetet e tjera dhe autoritetet vendase në Evropë të bëjnë të njëjtën gjë. 

Asenija Dimitrova

Situata në të cilën janë të vëna qytetet evropiane, i stimulon për të marrë një qasje krijuese për gjetjen e zgjidhjeve, pasi shpërdorimi i shpenzimeve publike nuk shihet askund me sy të mirë. 

“Bashkitë evropiane si rregull punojnë me buxhete të kufizuara dhe me burime të kufizuara të energjisë - thotë akoma Asenija Dimitrova. Pavarësisht nga kjo ndaj tyre pritjet nga ana e qytetarëve janë të mëdha në sfera, të cilat mundin të shikohen dhe në portal - qytet i zgjuar, qytet i gjelbër, qytet social. Mbase kategoria më atraktive për ne është e lidhur me zhvillimin inteligjent të qëndrueshëm përmes zgjidhjeve teknologjike. Në Bullgari, mjerisht, gjërat ndodhin shumë ngadalë, por gjithsesi ka një vështrim ndaj Evropës dhe mendojmë se me iniciativa si kjo e jona dhe me zhvillimin e saj në kohë, ky proces do të bëhet gjithnjë e më aktiv.”

Çfarë zgjidhjesh inovative mund të sugjerojnë qytetet evropian dhe a është gjithmonë çështje parash zbatimi i tyre?

“Më tepër është çështje e këmbimit të ideve dhe të praktikave të mira - përgjigjet eurodeputetja  bullgare Cvetelina Penkova. Kur flasim për një tip të tillë projektesh të përgjithshme evropiane, është mirë të shikojmë drejt një investimi afatgjatë, i cili nuk matet vetëm me para. Kuptohet se ato janë të rëndësishme dhe të domosdoshme, por nganjëherë këmbimi i pastër i ideve - madje dhe rrjeti i kontakteve, i cili po krijohet, mund të jetë mjaft më i rëndësishëm për realizimin e një projekti.

Cvetelina Penkova

Për një bashkëpunim aktiv midis qytetarëve dhe autoriteteve tona vendase është akoma shumë herë që të flitet. “Më tepër po lehtësohet dialogu”, sqaron Asenija Dimitrova. Po lehtësohet dhe mundësia që qytetarët të thonë – ja, përderisa ky projekt mund të realizohet në qytetin evropian X, është e mundur që të ndodhë dhe tek ne. Përse atëherë të mos e kërkoj nga qeveria ime lokale? Pikërisht këtë bashkëpunim po mundohet që ta provokojë “TheMayor.EU –Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: themayor.eu, Facebook /Cvetelina Penkova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD