Pandemia ka zvogëluar 7 herë paratë që bullgarët jashtë vendit u dërgojnë të afërmve të tyre në Bullgari. Për 7 muajt e parë të vitit 2021, ata kanë transferuar vetëm 98 milionë euro, sipas Bankës Popullore Bullgare. Për krahasim, në vitin 2019 bullgarët jashtë vendit dërguan mbi 1 miliard euro në atdheun e tyre – një shumë-rekord. Bullgarët që punojnë në Amerikë, Gjermani dhe Spanjë u kanë dërguar më shumë para të afërmve të tyre.
"Paratë e emigrantëve janë të ardhura plotësuese për shumë familje, veçanërisht për më të varfrit. Shpesh ato shpenzohen për ushqim, karburant dhe blerjen e pajisjeve të vogla. Tkurrja e tyre gjatë krizës nuk është aq një goditje ndaj sistemit në ekonomi, sa në buxhetet e familjeve ", komentoi për Radio Bllagoevgrad Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonominë e Tregut.Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..
Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..
Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..