Që nga 21 tetori do të hyjmë me certifikatë të gjelbër në restorante, kinema, teatro, salla koncertesh, galeri, palestra, qendra tregtare dhe dyqane mbi 300 metra katrorë, hotele, salla noti dhe sporti, klube. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov. Dokumenti vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit, shërimin nga virusi korona, një test negativ PCR deri në 72 orë, ose një test antigjeni deri në 48 orë.
Certifikata e gjelbër bëhet e detyrueshme për punonjësit në institucionet shëndetësore dhe azile, por nuk do të kërkohet në transportin publik.
Në rast sëmundshmërie 14-ditore midis 500 dhe 700 për 100 000 njerëz, në shkolla do të aplikohet 50% mësimdhënie në shkollë dhe 50% në distancë. Në universitete trajnimi do të kryhet vetëm me certifikate të gjelbër.
Do të ketë kontroll të rreptë edhe për laboratorët për lëshimin e certifikatave të rreme dhe nëse konstatohet shkelje, licenca e tyre do të revokohet, theksoi Ministri. Një masë tjetër kundër përhapjes së epidemisë parashikon ndërprerjen e vizitave në spitale.Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..