Që nga 21 tetori do të hyjmë me certifikatë të gjelbër në restorante, kinema, teatro, salla koncertesh, galeri, palestra, qendra tregtare dhe dyqane mbi 300 metra katrorë, hotele, salla noti dhe sporti, klube. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov. Dokumenti vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit, shërimin nga virusi korona, një test negativ PCR deri në 72 orë, ose një test antigjeni deri në 48 orë.
Certifikata e gjelbër bëhet e detyrueshme për punonjësit në institucionet shëndetësore dhe azile, por nuk do të kërkohet në transportin publik.
Në rast sëmundshmërie 14-ditore midis 500 dhe 700 për 100 000 njerëz, në shkolla do të aplikohet 50% mësimdhënie në shkollë dhe 50% në distancë. Në universitete trajnimi do të kryhet vetëm me certifikate të gjelbër.
Do të ketë kontroll të rreptë edhe për laboratorët për lëshimin e certifikatave të rreme dhe nëse konstatohet shkelje, licenca e tyre do të revokohet, theksoi Ministri. Një masë tjetër kundër përhapjes së epidemisë parashikon ndërprerjen e vizitave në spitale.Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..