Interesi për të votuar jashtë vendit është dukshëm më i ulët. Janë paraqitur gati 60 000 aplikime. Kjo është më pak sesa për dy zgjedhjet e mëparshme parlamentare, tha për BNR blogeri Bojan Jurukov. Ulja është për shkak të besimit të bullgarëve jashtë shtetit se seksionet e tyre tashmë janë të siguruara dhe nuk ka nevojë për aplikime të reja.
"Në zgjedhjet e para, numri i aplikimeve ishte pothuajse 86 000. Por numri i reduktuar i aplikimeve nuk do të thotë pjesëmarrje më të ulët. Ministria e Jashtme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk bëjnë fushatë për zgjedhjet jashtë vendit. Ajo organizohet nga vullnetarët, të cilët i paguajnë shpenzimet për seksionet zgjedhore jashtë. E gjithë kjo i dekurajon njerëzit jashtë shtetit," shtoi Jurukov.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..