Programi i ditës

Kujtim për Bojidar Dobrevin – një studiues i së kaluarës dhe i së tanishmes muzikore bullgare

Foto: arkiv personal

Unë kurrë nuk kam takuar një person tjetër që është aq i sjellshëm dhe aq i përkushtuar për të mbledhur dhe ruajtur fakte historike për muzikantët bullgarë jashtë vendit"- thotë Stolina, vajza e Bojidar Dobrevit. Mbase secili i cili e njihte këtë njeri të pazakonshëm do të thoshte të njëjtën gjë. Akoma përpara epokës së internetit dhe teknologjive digjitale, Bojidari qe mik në programet e Radio Bullgarisë me tregimet e tij për bashkatdhetarët tanë, të cilët janë bërë një pjesë nga historia kulturore e Evropës, ku ai jetonte që nga viti 1987. Bojidar Dobrevi vdiq gjatë vitit 2019 duke lënë një sërë artikujsh unik, libra si dhe një mori kërkimesh të papërfunduara.

Ai ka lindur në qytetin Varna, aty përfundon Shkollën Muzikore me violë, pas kësaj vazhdon në Akademinë Kombëtare Muzikore - Fakultetin instrumental dhe teorik e kompozitor. 5 vjet përpara se të vendoset në Gjermani, punon në orkestrën “Simfonieta” të Radios Kombëtare Bullgare. Në vitin 1987 fillon punë si udhëheqës viole në Orkestrën Simfonike në qytetin Hofen (Hofer Symphoniker, Hof) Gjermani. Një vit më vonë është viola e dytë - solo (ndihmës-drejtues) i grupit të violëve në Filarmoninë e Vjurtenbergut, Rojtlingen (Württembergische Philharmonie Reutlingen).

“Akoma që në vitet e shkollës unë e kam mbajtur mend me këtë, se çdo një minutë të lirë ai e kalonte nëpër arkiva të ndryshme - tregon Stolina Dobreva. Pasvitit 1987 punonte në Gjermani, kurse pushimet në Bullgari përsëri i plotësonte  me udhëtime nëpër vend për hulumtimin e një informacioni të ri.”

Në vitet e krizës ekonomike dhe politike në Bullgari, Bojidar Dobrev vendos që të vazhdojë pavarësisht nga vështirësitë.

“Çdo gjë filloi nga krijimi i një shtëpie botuese, me qendër në Bullgari dhe paraqitjen e revistës “Kronikat e muzikës bullgare”, e cila ka ekzistuar disa vjet-vazhdon Stolina. Si rezultat i studimeve të babait tim në bibliotekat e shumta në Evropë dhe kontakteve të tij me muzikantë, të cilët jetojnë jashtë shtetit, lindën përmbledhje të shumta, katalogë me krijime të kompozitorëve të ndryshëm, libra, të cilët janë trashëgimia e tij më serioze. Ato përmbajnë  fakte tepër interesante nga historia muzikore bullgare. Shpeshherë udhëtonte me orkestrën, jepnin koncerte në Zvicër, Holandë, Belgjikë e të tjera. Gjatë kohës së këtyre turneve ai gjithmonë ka mundur të zbulojë ndonjë bibliotekë dhe të verifikojë nëse ka në të ndonjë informacion për muzikantë bullgarë. Shpeshherë qëndronte në Pragë, ku kemi njerëzit tanë të afërt. Rezultat është libri për kompozitorin Vasill Bozhinov “Bullgari nga Praga”(viti 2011). E di se punonte dhe me arkivat në qytetin e tij të lindjes, ka publikime të shumta, kushtuar së kaluarës muzikore të qytetit Varna. Udhëtonte dhe deri në qytetin Ruse, kurse Biblioteka Kombëtare në Sofje qe shtëpia e tij e dytë.”

Ndër gjërat më të rëndësishme të cilat na i la Bojidar Dobrevi është “Libër-emrash të kompozitorëve nga Bullgaria”, i cili ka dalë përpara 20 vjetëve, në të cilin përmbahet një informacion bazë për rreth 400 krijues, si dhe “Kompozitorë nga Bullgaria dhe nga jashtë”- mbase i vetmi për nga lloji i vet. 

“Të fundit të cilën e botoi, ishte libri “Faqe nga e kaluara e kulturës muzikore bullgare”, ku janë mbledhur artikuj interesant-për shembull për koncert të filarmonisë së Vjenës me krijime të Panço Vlladigjerovit dhe Heraklit  Nestorov gjatë vitit 1921 dhe shumë të tjera. Nga pozita e moshës sime të tanishme mund të them se, nuk njoh ndonjë tjetër, i cili në mënyrë kaq të përkushtuar të studiojë veprimtarinë dhe kontributin e muzikantëve bullgarë, më në veçanti të atyre, të cilët kanë punuar jashtë shtetit dhe tek ne, për të cilët dihet shumë pak për veprimtarinë e tyre.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Delja dhe kënga e saj “Ti nuk je”

Delja Harallampieva është këngëtare pop, artiste, autore e disa prej këngëve në repertorin e saj. Njëra prej tyre – “Ti nuk je” tash disa muaj është në BG Top 20 – klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare për muzikën pop dhe rok. Muzikën Delja e..

botuar më 21-11-29 11.34.PD
Musicology Live

„Musicology Live“ na takon me disa nga muzikantët më të mirë bullgar

Musicology Live është rruga e re e muzikës bullgare pop, soul, rock, funk, R&B. Në të na udhëheqin DJ Marten Roberto dhe shtesa unike në transmetimin e tij të së shtunës Muzikologjia në "Radio Sofja" në BNR. Premtimi është për një takim butik..

botuar më 21-11-29 7.15.PD

Kori "Bodja Smjana" feston 75 vjetorin e krijimit të vet

"Bodra Smjana" është kori i parë bullgar për fëmijë që u bë i famshëm botërisht. Sivjet kori shënon 75 vjetorin e themelimit të tij dhe ky është rasti që një Komitet Nismëtar i ish-koristëve të organizojë një ekspozitë fotografike me titull "Kori..

botuar më 21-11-26 7.15.PD