Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

49 fëmijë bullgarë po e mësojnë gjuhën amtare në shkollën e së dielës në Stamboll

Shkolla e së dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Stamboll hapi klasat e veta pas një viti pandemik, të kaluar në një vetmi shtëpiake përpara ekranit të kompjuterit.  Dhe ndërsa kambana e zbukuruar me trikolorin bullgar lajmëronte fillimin e aktiviteteve të reja shkollore, nxënësit e shkollës bullgare i uruan vetes një kontakt të drejtpërdrejtë dhe përmes gjuhës amtare të njohin historinë, kulturën dhe traditat e Bullgarisë.

49 fëmijë nga të gjitha moshat do të vizitojnë gjatë vitit të ri shkollor shkollën e ditës së diel, e cila është krijuar gjatë vitit 2015 me iniciativë të Konsullatës së Përgjithshme Bullgare në Stamboll dhe bordi i Ekzarkisë Bullgare. Nuk është rastësi që mban emrat e vëllezërve të Shenjtë të Selanikut, pasi është pasardhës i shkollës me të njëjtin emër në qytet, vepër e bullgarëve të vjetër të Kostandinopojës. Shkolla  gjendet në godinën e Ekzarkisë Bullgare, e lidhur me kujdesin për popullsinë bullgare, të mbetur në kufijtë e Perandorisë Osmane pas vitit 1878.

“Nxënësit  tanë janë fëmijë të personelit  të Konsullatës së Përgjithshme, të familjeve të cilët jetojnë në Stamboll ose  nga martesa të përziera, kurse një pjesë e madhe prej tyre  janë të emigrantëve bullgarë - tregon drejtoresha Nevin Açikbashieva. - Në shkollë mësohet gjuha dhe letërsia bullgare, histori dhe qytetërim, gjeografi dhe ekonomi bullgare sipas programeve të Ministrisë Bullgare të Arsimit dhe të Shkencës. Në fillim fare bëjmë teste hyrëse për nivelin e aftësisë gjuhësore, sepse kemi nxënës për të cilët bullgarishtja është gjuhë e dytë dhe programi është i përshtatur krejtësisht në këtë drejtim. Gjatë vitit shkollor zhvillohen provime të kontrollit, kurse në fund nxënësit të cilët janë paraqitur me sukses marrin certifikata të cilat njihen në të gjitha shkollat bullgare.”

Nevin Açikbashieva

Sipas Nevin Açikbashieva një pjesë e madhe e fëmijëve e zotërojnë gjuhën bullgare. Kjo është e vlefshme dhe për disa nga 16 nxënësit e klasës së parë, të cilët duhet të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë. “Në kuadrin e një viti ata fillojnë të kuptojnë gjuhën bullgare, kurse në klasën e dytë e të tretë tanimë dhe ta flasin. Dhe që të gjithë vijnë me një dëshirë të madhe”, sqaron drejtoresha.

Shkolla e ditës së diel “Shenjtor Kirill dhe Metodij” gëzon përkrahjen e institucioneve bullgare, por dhomat e klasës në Ekzarkinë Bullgare tanimë i janë të ngushta, meqenëse me çdo vit të ardhshëm numri i nxënësve shtohet. Këtu mësojnë dhe të rriturit nga diaspora bullgare në Stamboll.

“Tani për tani nuk mund të them  se ka projekt për një godinë të veçantë, por shpresoj që në një të ardhme të afërt dhe kjo të ndodhë - thotë drejtoresha. Dua të shënoj se, shkolla jonë gjendet në një vend tepër të veçantë në Stambollin kozmopolit - tamam aty, ku gjendet zemra e Bullgarisë në këtë qytet kaq të madh /kisha “Shën Stefani” Ekzarkia Bullgare pronëson një kopsht shumë të bukur dhe godina shumë mirë të mirëmbajtura dhe duhet të shihet nga të gjithë të cilët vijnë këtu.”

Përveç me arsimin modern, bazuar dhe mbi platformat digjitale arsimore, shkolla krenohet dhe me veprimtaritë e veta jashtë shkollore - art figurativ, muzikë, kultura, tradita dhe zakone bullgare. Në sajë të këtyre aktiviteteve fëmijët fitojnë çmime të ndryshme nëpër botë. Mësues dhe nxënës asnjëherë nuk do të harrojnë pjesëmarrjen e shkollës bashkë me pesë shkolla të tjera në Evropë, në projektin “Bashkë në rrugën e Kirilit dhe Metodijit” në lidhje me shpalljen e qytetit Plovdiv për një Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019. Atëherë nxënësit e saj shkruan shkronjat nga alfabeti bullgar në gjuhën glagolitike dhe cirilike, kurse ekspozita vizitoi Evropën.

“Çdo një mik i cili vjen tek ne, na sjellë ndonjë copëze nga Bullgaria. Dhe pavarësisht se për shkak të kufizimeve pandemike mbetëm larg njëri nga tjetri, shikojmë në të ardhmen me shpresë, se në një kohë sa më të shpejtë përsëri do të jemi së bashku”, thotë në përfundim drejtoresha e shkollës bullgare në Stamboll.

Përpiloi: Diana Cankova / në bazë të intervistës së Nahit  Dogu, BNR-Kërxhali/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Shkolla e së dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Stamboll




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD