Bullgaria, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë Francën, do të insistojnë urgjentisht që energjia bërthamore dhe prodhimi i energjisë bërthamore nga gazi natyror të njihen dhe të përfshihen në listën e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme mjedisore. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bruksel para mbledhjes së Këshillit Evropian, një ndër temat e së cilës është energjia.
"Në Bullgari ne po shpresojmë tek sektori ynë bërthamor si një burim kryesor i energjisë së lirë dhe të besueshme," tha Radev.
Ai theksoi se vendi ynë mbështet kalimin në një ekonomi neutrale ndaj klimës, por një ulje drastike e emetimeve për të do të përshpejtojë procesin e mbylljes së kapaciteteve bazë tradicionale, pa gatishmëri për t'i zëvendësuar ato me teknologji të reja moderne. Në këtë drejtim, Bullgaria është për uljen e çmimeve të emetimit të gazrave serrë.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..