Në fund të verës numri i fjetjeve në vendet për një akomodim afatshkurtër në rajonin e Stara Zagorës janë rritur gati me 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë e tregojnë të dhënat e Byrosë Territoriale të statistikës - Juglindje, sipas të cilëve gjatë muajit gusht 2021, në rrethin e Stara Zagorës kanë punuar 62 vende për strehim me mbi 10 shtretër (hotele, motele, shtëpi pushimi e tjera).
Qendra rajonale e Stara Zagorës, e njohur akoma dhe si qyteti i pemëve të blirit dhe i rrugëve të drejta, ka shumë për t’u treguar miqve të vet.
Mes kureshtjeve më të vizituara janë Forumi i qytetit antik romak Avgusta Trajana, ndërtimi aktual i të cilit ishte në kohën e Perandorit Mark Avrelij (161-180), parku “Badeçka” në të cilin rritet një rrap 500 vjeçar, Muzeu i Feve, i cili është i vendosur në godinën e vetme të shpëtuar dhe krejtësisht të ruajtur në Stara Zagora gjatë kohës së Luftës Çlirimtare Ruso-Turke - Eski Xhamia e shumë të tjera.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas dy vitesh vonesë për shkak të situatës së jashtëzakonshme epidemike, më 19 mars në Veliko Tërnovo rikthehet aktiviteti tradicional “Trabant Fest”. Organizatorët presin që qindra fansa të makinës së njohur gjermane të shëtitin me veturën e tyre..
Në kryeqytetin bullgar ka mbi 1400 objekte të cilat janë pjesë e trashëgimisë së paluajtshme kulturore. Prej tyre vetëm 600 kanë status mbrojtjeje – shpjegon Ljubomir Georgiev, ish drejtor i Shoqatës Bashkiake “Sofijaplan”. Procedura të ngadalta..
Udhëtime në kohë dhe në hapësirë me shpejtësinë e dritës dhe me imagjinatën tonë - këtë e ofrojnë planetariumet në Bullgari . Më i madhi tek ne gjendet në qytetin Smoljan. Ai hap dyer për herë të parë gjatë vitit 1975. Është i pajisur me një sallë..