Bullgarët jashtë vendit do të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në 760 qendra votimi në 68 vende, bëri të ditur Ministria e Punëve të jashtme. Votimi do të zhvillohet me makina në të paktën 200 seksione, tha Ivan Kondov, kryetar i grupit të punës "Zgjedhjet" të Ministrisë. Sipas tij, hapja e më shumë vendvotimeve jashtë vendit nuk ka sjellë pjesëmarrje më të madhe. Kështu, për votimin e 14 nëntorit u dorëzuan rreth 56 mijë aplikime për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit numri i tyre ishte përkatësisht 70 mijë dhe 80 mijë.
Sfida më e madhe e votimit të ardhshëm do të jetë votimi në raundin e dytë, shtoi Kondov. Për të, Ministria e Jashtme do të duhet të dërgojë sërish fletëvotime dhe makineri, por nuk dihet nëse ato do të arrijnë në kohë në të gjitha qendrat e votimit. Kjo është arsyeja se pse Ministria po bën thirrje që parlamenti i ardhshëm të miratojë ndryshimet legjislative që lejojnë votimin me postë, siç është në shumë vende të botës.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..