Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja mbështetet edhe nga Bashkia e Burgasit.
Projekti ka përzgjedhur tashmë 50 pjata rajonale. Ideja është që ato të aplikohen lehtësisht në restorantet bregdetare, si dhe 5-7 pjata të bëhen fytyra e markës. Burgas do të jetë një nga dy kryeqytetet gastronomike sipas projektit në vitin 2022. Tjetri do të jetë një qytet në Bregun Lindor, Anapa në Rusi ose Batumi në Gjeorgji, transmetoi BNR Burgas.
Ambicia është të organizohen 4 festivale në vit – të kuzhinës së Detit të Zi të pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit.Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar..