Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pronarët e restoranteve, hotelierët dhe tregtarët janë duke përgatitur një protestë kombëtare kundër Covid-certifikatës

Foto: Radio Vidin

Shoqatat e restoranteve, industrisë së turizmit dhe qendrave të shitjes me pakicë organizojnë një protestë kombëtare ditën e enjte - 28 tetor. Ata kundërshtojnë masat e qeverisë së përkohshme kundër Covid-it dhe konkretisht futjen e certifikatës “jeshile”, duke e cilësuar atë diskriminuese. Zllatko Zllatanov, kryetar i hotelierëve dhe i pronarëve të restoranteve në Velingrad dhe Rodopet Perëndimore, këmbëngul për një bllokim të plotë dhe kompensim financiar: "Situata është jashtëzakonisht e vështirë. Nga njëra anë nuk na mbyllin, por nga ana tjetër nuk na japin alternativë se si të veprojmë sa i përket personelit” , tha ai për BNR.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD
Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” nuk do të mbështesë një qeveri të mbështetur nga DPS

Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...

botuar më 24-08-02 5.59.MD