Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov është bërë ministër në kundërshtim me Kushtetutën

| rinovuar më 21-10-27 3.04.MD
Kirill Petkov
Foto: BGNES

Dekreti i 10 majit i Presidentit Rumen Radev për emërimin e Kirill Petkovit si ministër i ekonomisë në qeverinë e parë të përkohshme të Stefan Janevit është jokushtetues. Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë, vendosi Gjykata Kushtetuese. Vendimi që Petkov ka pasur në atë kohë, përveç shtetësisë bullgare dhe asaj kanadeze, u miratua me 11 vota. Georgi Angellov e ka nënshkruar vendimin me mendim të veçantë për lejueshmërinë e padisë së deputetëve nga Legjislatura e 46-të të Kuvendit Popullor.

Dekreti i shpallur antikushtetues ka fuqi prapavepruese, që do të thotë se Petkov nuk ka qenë ministër dhe aktet e nxjerra prej tij mund të kundërshtohen në gjykatë.

“Vendimet e gjykatës, përfshirë të Gjykatës Kushtetuese, nuk komentohen, por zbatohen. Presidenti nuk ka as autoritet dhe as detyrim për të verifikuar vërtetësinë e asaj që është deklaruar nga kandidatët për ministra në detyrë”, thuhet në deklaratën e Presidencës lidhur me vendimin e gjykatës. Theksohet se “një deklaratë e tillë për shtetësinë në shekullin XXI dhe në kushtet e anëtarësimit të Bullgarisë në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare është anakronizëm. Në veçanti, dënon qindra mijëra bashkatdhetarë tanë jashtë vendit të kufizojnë të drejtat e tyre politike.”


Më shumë nga rubrika

Sllavi Trifonov

Lideri i ITN ka paditur kryeministrin e dorëhequr për 50 mijë leva

Lideri i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov, partia e të cilit deri vonë ishte partner koalicioni në qeverinë e Kirill Petkovit, ka ngritur padi kundër kryeministrit për dëme jomateriale. Nëse e humbet çështjen, Kirill Petkov duhet t'i paguajë..

botuar më 22-06-27 7.57.MD

DPS gjithashtu nuk sheh mundësi për formimin e një qeverie

Përfunduan konsultimet me kreun e shtetit për dhënien e mandatit eksplorues për formimin e qeverisë pas dorëheqjes së kabinetit të Kirill Petkovit. Në një takim me përfaqësuesit e DPS, lideri i tyre Mustafa Karadajë e përshkroi krizën politike si një..

botuar më 22-06-27 7.23.MD
Bojko Brisov

“Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk shkuan për konsultime me presidentin

“Po e vazhdojmë ndryshimin”, të cilët duan një mandat për të provuar të formojnë një qeveri të dytë në parlamentin aktual nuk shkuan në konsultimet politike me presidentin. Në një letër ata kërkojnë një datë tjetër takimi, duke kërkuar falje për..

rinovuar më 22-06-27 6.17.MD