Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nder dhe lavdi për ju rilindës popullorë!

Foto: arkiv

Dita e Iluministëve Popullorë është ndër festat më të respektuara bullgare. Për herë të parë ajo u shënua në qytetin Pllovdiv në vitin 1909, por u themelua zyrtarisht në vitin 1922. Kjo është një ditë për t’u bërë homazh bullgarëve të mëdhenj, ndërtuesve të largët dhe të afërt të Bullgarisë moderne.

Doemos një pjesë e pandarë e Ditës së Iluministëve janë veprat muzikore plotë respekt ndaj personaliteteve të mëdha të historisë sonë.

Edhe përfaqësuesi i gjeneratës së parë të kompozitorëve bullgarë Dobri Hristov krijoi për nderë të rilindësve. Ai është autor i tekstit dhe i muzikës së “Himnit të Rilindësve”.

Dobri Hristov

Dobri Hristov lindi në qytetin Varna. Pasi mbaroi gjimnazin ai punonte si mësues, ndërsa në vitin 1900 me mjete të mbledhura nga bashkëqytetarët e tij shkoi për të mësuar në Konservatorin e Pragës. Aty pedagogë të tij ishin Antonin Dvorxhak, Jozef Suk dhe përfaqësues të tjerë të shquar të kulturës muzikore çeke. Pasi u kthye në Bullgari ai u bë pedagog në Shkollën Muzikore Shtetërore dhe në Akademinë Muzikore Shtetërore në Sofje, drejtonte korin e kishën “Shën Shtatë Shenjtorët”, pas kësaj – të katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në forcimin e veprës korale bullgare, autor i një numri të konsiderueshëm veprash  për kore laike dhe kishtare, për orkestra simfonike, këngë solo etj. Krahas të gjithë kësaj ai ishte një nga studiuesit më të rëndësishëm të folklorit bullgar, teoricien, publicist, një iluminist i vërtetë, i cili një pjesë të madhe të kohës i kushtoi edukimit muzikor në shkollat ​​e mesme, duke kuptuar se sa e rëndësishme është kjo për rritjen shpirtërore të brezave të lindur në Bullgarinë e pasçlirimit.

“Nder dhe lavdi, lavdi e përjetshme, juve rilindësit e popullit! Kujtesa juaj frymëzon për të punuar për ditë të ndritshme...”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria si një qiell"

Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” ,  Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..

botuar më 24-06-04 8.25.PD

Ersin Mustafov nga JEREMY? me një projekt të pavarur - "Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë"

Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..

botuar më 24-06-03 6.10.PD

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD