Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Apelojnë numërimin me dorë të faturave nga vota makinerike

Foto: BGNES

Tri formacione politike paraqitën ankesa në Gjykatën e Lartë Administrative kundër udhëzimeve të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ, për të numëruar me dorë faturat e kontrollit nga makineritë e votimit për president dhe parlament. Rezultatet duhet të regjistrohen në protokolle shtesë. Vendimi u miratua me dy vota “kundër”. Sipas atyre që votuan kundër dhe sipas formacionet politike, Kodi Zgjedhor nuk e parashikon këtë dhe KQZ-ja plotëson dhe ndryshon kodin. Gjithashtu, sipas tyre, vendimi e bën të pakuptimtë votimin me makinë dhe mund të çojë në dështim në raportimin e rezultateve. Të tre ankesat pritet të bashkohen dhe gjykata ta caktojë çështjen në një mbledhje të hapur.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 janarin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..

botuar më 25-01-29 7.35.MD

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..

botuar më 25-01-29 6.27.MD

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD