Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leo Kadeli është Iluministi i Vitit 2021

Leo Kadeli - Iluminist i Vitit 2021
Foto: Ani Petrova

Leo Kadeli me origjinë shqiptare është fituesi i fushatës së Radios Kombëtare Bullgare “Iluministi i vitit 2021”. Për herë të parë në historinë 8-vjeçare të çmimit, fituesi nuk është shtetas bullgar. Gjysma e të gjithë pjesëmarrësve votuan për të.

Ai është iniciator i platformës së internetit “Miq, ndihmoni!”, me të cilën rreth 9 mijë familje bullgare kanë marrë mbështetje për riparime, fatura, karrige me rrota për invalidë, ushqim. “Për mua është e rëndësishme që e mira ekziston dhe nuk ndalet. Unë kam pasur dhe prandaj kam dhënë. Dhe miqtë e mi që më mbështesin, pothuajse të gjithë kanë mundësi të tilla modeste. Ata ndihmojnë me aq sa munden”, tha Leo Kadeli në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.

Ceremonia solemne në të cilën u shpallën fituesit midis dhjetë finalistëve të fushatës u zhvillua në Ditën e Iluministëve të Popullit - 1 Nëntor.

Çmimi special i Radios Kombëtare Bullgare iu dha mësuesit Teodosij Teodosiev - Teo i cili hodhi themelet e një shkolle të suksesshme të fizikës dhe matematikës dhe shumë nga nxënësit e tij janë në elitën shkencore botërore.

Aventurierët Maksim dhe Stefan Ivanovi të cilët kaluan Atlantikun me një varkë me rreme, në mbështetje të fushatës “Po! Për Jetën!” për dhurimin dhe shpëtimin e jetës njerëzore përmes transplantimeve, morën çmimin special të bTV Media Group.

Mirëbërësia është për jetë e mot, thotë frymëzuesja e fushatës, Iva Dojçinova, drejtoreshë e programit të Radio Sofjes së BNR. Le të vazhdojë bamirësia!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD