Çdo një ndryshim i madh fillon me hapin e parë drejt tij. Kurse ata të cilët marrin guximin ta bëjnë pavarësisht nga të gjitha ose për hir të gjithçkaje, për të mirën e të tjerëve, shpesh mund të përcaktohen me fjalën kuptimplotë “iluminist”.
Një fushatë e bukur tanimë për vit të tetë të radhës na zgjon për të parë motorët modernë të ndryshimit. Çdo gjë fillon me ndryshimin thjesht profesional të frymëzueses së nismës “Iluministi i Vitit”, gazetarja dhe drejtoresha e programit “Radio Sofja” të Radios Kombëtare Bullgare Iva Dojçinova. Përpara dhjetë vjetëve ajo starton një program të ri pikërisht në Ditën e Iluministëve në Bullgari - 1 nëntor, dhe vendos të flasë në kohën e tanishme për titullin “iluminist”. Dy vjet më vonë lind dhe ideja për fushatën. Sot, Iva nuk ka asnjë dyshim për ekzistencën e iluministëve në kohën tonë. Tani është me rëndësi sesi të arrijmë ne, mediat, deri tek më shumë njerëz të tillë dhe tek kauzat e tyre.
“Mendoj se kontributi i madh i fushatës është të shpërndajë mendimet dhe kauzat e njerëzve, të cilët ne zakonisht nuk i vëmë re” - thotë gazetarja.
Sivjet më shumë se 130 personalitete dhe projekte ishin propozuar për të marrë pjesë në fushatën, e cila është nën egjidën e Radios Kombëtare Bullgare. Një juri e veçantë prej figurave publike dhe gazetarëve zgjodhi 10 finalistët. “Gjatë këtyre 8 viteve bën përshtypje se në fillim nominoheshin kryesisht personalitete, kurse tani janë më tepër bashkësi. Fare qetë mund të them se sivjet kemi 10 projekte iluministe”- pohon Dojçinova.
“Kishte shumë nominime të mbrojtura mirë për veprimtari patriotike dhe atdhetare. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse në çdo një nismë iluministe ka dhe atdhedashuri. Por iluminizmi është një hap më lart - të bësh diçka, të cilën në këtë moment askush tjetër nuk e bën dhe veprimtaria jote ka rezultat - sqaron Iva Dojçinova dhe jep shembull me Kristian Vaklinovin dhe “Shtëpinë e tij muze të hekurudhës me trase të ngushtë”.
Fakti se ai pasi e sheh të shkatërruar një stacion hekurudhor, të cilin e mban mend nga fëmijëria e tij, vendos që ta restaurojë dhe ta kthejë në një muze të hekurudhës unike - kjo tanimë është diçka më tepër. Kjo është ajo që e dallon patriotizmin nga të qenit një person aktiv, që ndryshon mjedisin. Krijues. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme”, sqaron Iva motivet e seleksionimit.
Ajo është kategorike se që të jesh iluminist është një thirrje për tërë jetën - askush nuk është iluminist për një periudhë kohe.
I tillë është mësuesi në lëndën e fizikës Teodosij Teodosiev-Teo. Këtyre njerëzve u duhet një përkrahje dhe mbështetje më të madhe dhe më shumë simpati. Ata kanë nevojë për “një krah mbështetës” në kohën e duhur, dhe ky krah është klikimi që na ndan nga votimi. "
Çmimi i konkursit u ndihmon të kuptojnë sesa të rëndësishëm janë, mendon gazetarja. Por, kush do të bëhet “Iliministi i Vitit” për vitin 2021 - këtë e përcakton publiku - që të gjithë ne. Kjo bëhet përmes votimit gjatë gjithë muajit tetor në sajtin e Radios Kombëtare Bullgare. Rezultatet finale do të shpallen në ceremoninë e posaçme më 1 nëntor.
Bullgarët jashtë vendit deri tani janë jashtëzakonisht aktivë, kryesisht për shkak të njërit prej projekteve - "Engjëjt për Bullgarinë" , thotë Iva. Këtë vit, në mesin e aplikacioneve të diskutuara nga jashtë ishin dy shkolla bullgare jashtë vendit, si dhe shumë këngëtarë dhe ansamble.
“Për mua është me rëndësi se përmes finalistëve arritëm të shprehim drejtimet e ndryshme të iluminizmit. Që nga vepra e bukur e një djaloshi (Kristian Vaklinov), përmes një bashkësie të madhe të bullgarëve nga jashtë (Engjëjt për Bullgarinë) dhe një bashkësie të 8 grave të shkëlqyera (Për të mirën)-zonja aktive, të cilat mundën të ndryshojnë repartet pediatrike nëpër spitale, diçka kaq e guximshme, deri tek një Teo i dëshmuar, i cili është jashtë të gjitha klasifikimeve. Ne mundëm të tregojmë anët e ndryshme të mundësive, të cilat na i jep iluminizmi. Dhe nëse vizitoni sajtin e medias sonë, që të votoni, kjo do t’ju bëjë që të ndiheni shumë më mirë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani Petrova
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..