Të dhurosh organet, që të mund të shpëtosh një jetë njerëzore, kur rruga jote tokësore përfundon në kulmin e forcave tënde, është një nga format më të lartësuara të eupatisë. Lë një pjesë nga vetja jote, që të mund të jetojë një i panjohur, i cili vite me radhë lufton për jetën, në pritje të çudisë “transplantim”.
Asnjë nuk e di se në çfarë momenti dhe gjatë çfarë rrethanash do të ikë dhe do të largohet nga kjo botë dhe jo gjithmonë ka mundësi të japë pëlqimin e vet për dhurim organesh. Shpesh përgjigja fatale është në duart e njerëzve të afërt të mjeruar, të cilët shumë vështirë bien dakord të dhurojnë organet e të vdekurit. Bullgaria e krahasuar me vendet e tjera nga Bashkimi Evropian, zë vendin e fundit për nga numri i njerëzve të transplantuar, mbi një milionë popullsi. Ky është dhe njëri nga shkaqet, që nevojtarët të kërkojnë shpëtim në shtete të huaja. Kurse bullgarët, të cilët jetojnë me shpresë për një shans të dytë përmes transplantimit, janë mbi 1150.
Pikërisht në përkrahje të tyre qe ekspedita në detin e hapur e Stefan Ivanovit dhe e djalit të tij 17 vjeç Maksim. Të dy e kaluan Oqeanin Atlantik në sezonin e uraganeve me varkën me rrema Neverest, të punuar personalisht prej tyre. Sfidë, e cila e drejton vëmendjen ndaj domosdoshmërisë të flasim me të afërmit tanë për dhurimin e organeve, përmes Fushatës Kombëtare“Po! Për jetë”.
Si arrijnë deri tek zgjedhja , tregon Maksim, i cili në fillim të udhëtimit është mezi 16 vjeç. Del se, sipas regjistrit zyrtar të ekspeditave të lundrimit në oqean të Ocean Rowing Society, ai është lundruesi më i vogël në oqean në botë, i cili ka kaluar me sukses oqeanin:
“Në fakt ne kishim mjaft ide për kauza të ndryshme, të paktën 3-4. Zgjedhja më ra mua dhe në momentin në të cilin kuptova për këtë iniciativë unë e mora përsipër me gjithë zemër. Ajo është kauza perfektë - për të nuk kërkohen para nga asnjeri, nuk lutem për sponsorë. Ideja që njeriu të dhurojë jetë, pas vdekjes së vet është me të vërtetë e jashtëzakonshme.”
Maksim dhe babai i tij Stefan nisen nga Portimao-Portugali dhe kalojnë 8230 kilometra (4444 milje detare deri në Barbados. Në vazhdim të 105 ditëve secili prej tyre e nget varkën nga gjashtë herë në ditë, duke u këmbyer në çdo 2 orë dhe bën nga mbi 1 milionë përkulje kanotazhi për të gjithë distancën. Lidhja e vetme me tokën është një telefon satelitor, përmes të cilit dërgojnë mesazhe elektronike deri tek nëna e Maksimit - kurse ajo i informon rregullisht për fushatën dhe për jehonën e njerëzve:
“Në të gjitha bisedat, të cilat i kemi pasur si dhe në të gjithë lidhjen e kundërt, të cilën e kemi marrë - njerëzit me të vërtetë e përgëzojnë idenë për dhurim organesh pas vdekjes - sqaron Stefan Ivanov. Kjo nuk merr asgjë nga njeriu dhe nga të afërmit e tij dhe në të njëjtën kohë mund të shpëtojë një jetë. Duhet të dimë se ka vendim për problemet mjaft të vështira shëndetësore të bashkatdhetarëve tanë dhe ne bashkë duhet ta gjejmë. Çdo një prej nesh duhet të pyesë veten nëse ka mjaftë forca në vetvete, që të mund të marrë një vendim të tillë. Por dhe në qoftë se përgjigja është po - ta ndajë me të afërmit e vet”.
Kurse të gjithë të tjerëve të cilët kanë ndjekur me emocion dhe ndjeshmëri udhëtimin në përkrahje të dhurimit të organeve, Stefan Ivanov iu drejtohet me fjalët:“Ëndërroni, gjeni sfidat tuaja, të çfarëdo qoftë karakteri që të jenë. Njeriu e nënvleftëson atë të cilën mund ta kryejë me një horizont më të gjatë përpara vetes së vet”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / NeverestOceanRowSecila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..