Transmetimi i gazit në Serbi, Hungari dhe Rumani rifilloi në mesnatë, njoftoi Bulgartransgaz. Janë rritur edhe transferimet në Rumani. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të riparimeve në gazsjellësin e dëmtuar pranë Vetrinos. Transmetimi i gazit u pezullua për shkak të një aksidenti tubacioni më 1 nëntor.
Ambasada ruse në Sofje konfirmoi se Gazprom ka rritur furnizimin me gaz me çmime më të mira me kërkesë të qeverisë bullgare. Sipas njoftimit, në nëntor çmimi i gazit për Bullgarinë ka rënë në 46,55 euro për MWh, që është rreth gjysma e çmimit mesatar për Evropën. Kompania ruse thekson se i përmbush në mënyrë perfekte të gjitha detyrimet e saj ndaj konsumatorëve bullgarë dhe klientët në BE.Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..