Raste të variantit të koronavirusit Delta plus janë identifikuar në vend, sipas faqes së internetit të Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Shumica e të infektuarve me versionin e ri janë në Burgas dhe Sofje. Delta Plus është përhapur gjithashtu në Stara Zagora, Varna, Bllagoevgrad dhe Kjustendill.
“Koronavirusi vazhdon të ndryshojë intensivisht. Delta Plus-in e ri e kemi zbuluar në 16 nga 440 mostra në tetor, tha për bTV drejtoresha e qendrës Prof. Iva Hristova. Varianti “plus” përhapet 10% më shpejt se “Delta”, por nuk është antigjenikisht i ndryshëm dhe të vaksinuarit kanë imunitet edhe ndaj tij”, saktësoi profesoresha. Sipas Hristova, kërkesa për certifikatë jeshile tashmë ka efekt dhe brenda 2 javësh mund të ketë ulje të sëmundshmërisë.DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Mandati i dytë nuk do të ndodhë, e shihni që nuk ka..
Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë dhe ministër i punëve të jashtme, Dimitër Gllavçev, gjatë..
Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev theksoi se “nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave bullgare në Ukrainë”. Sipas Gllavçevit, kjo..
Njësia 6 e Termocentralit Bërthamor “Kozlloduj” u lidh me sistemin kombëtar të energjisë elektrike më 8 korrik pas orës 9 të mëngjesit. Puna e reaktorit..
Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare..