1/3 e bullgarëve nuk janë të interesuar për zbulimet shkencore ose zhvillimin e teknologjive. Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, në pjesën tjetër të BE-së, Turqisë dhe Ballkanit Perëndimor, vetëm 18% e të anketuarve janë të këtij mendimi.
Në kushtet e një pandemie globale, 52% e bullgarëve besojnë se viruset bëhen në laboratorë për të kufizuar liritë. Në të njëjtën kohë, 49% nuk janë dakord, ose nuk e kuptojnë teorinë e Darvinit. 57 për qind e bullgarëve janë të mendimit se zbulimet shkencore nuk janë të rëndësishme, që është edhe përqindja më e lartë në BE.
Pyetjes nëse është e rëndësishme për jetën e përditshme që të dimë se çfarë po ndodh në shkencë dhe në botën e teknologjive, 29% deklarojnë se kjo nuk është e rëndësishme, ndërsa 28% të tjerë janë më tepër dakord se kjo është me rëndësi.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..