Pjesëmarrësit në tërheqjen e anijes “Vera Su” të bllokuar në afërsi të Kamen Brjag, të cilët parandaluan katastrofën e mundshme ekologjike në Detin e Zi, u dekoruan nga Kreu i Shtetit Rumen Radev me Distinktivin e Nderit të Institucionit Presidencial.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Rumen Radev theksoi se incidenti me anijen “Vera Su” ka vënë në provë të gjitha strukturat përgjegjëse dhe mbarë vendin. Kreu i Shtetit vuri në dukje përpjekjet, profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e pjesëmarrësve në operacionin kompleks, të cilët punuan në një garë me kohën dhe në kushte të vështira meteorologjike dhe organizative. Sipas Presidentit, rasti zbuloi "pasojat e rënda të neglizhencës shumëvjeçare të shpëtimit detar". Nga ana tjetër, sipas Kreut të Shtetit, operacioni i tërheqjes së anijes ka treguar gjithashtu "se Bullgaria ka njerëz tek të cilët mund të mbështetet edhe në sprovat më të vështira".Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..