Në Ditën e Kryeengjëllit, 8 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon luftëtarët qiellorë të dritës dhe drejtësisë. Këta janë Shtatë Kryeengjëjt Mikail, Gabriel, Rafael, Uriel, Salathiel, Jehudiil dhe Barakiel.
Më i vjetri nga të gjithë - Kryeengjëlli Mikail është udhëheqësi i ushtrisë engjëllore. Në besimet e bullgarëve, ai qëndron më afër Zotit dhe me zell vëzhgon zbatimin e ligjit të Zotit. Piktorët e ikonave shpesh e përshkruajnë atë me peshore që matin mëkatet e njerëzve. Kjo është arsyeja se pse njerëzit besojnë se ai është rojtari kryesor i Parajsës dhe kur shpirti duhet të shkoë në jetën e përtejme, Kryeengjëlli Mikail e ndan atë nga trupi.
Për nder të Luftëtarit Qiellor bëhen kurbane, me lutje për shëndet dhe mbrojtje nga ushtria qiellore. Në këtë ditë, besimtarët i drejtohen me lutje të zjarrta engjëllit të tyre mbrojtës dhe spërkatin me ujë të bekuar në shtëpi.
Dita e ushtrisë engjëllore është zgjedhur si festë profesionale e nëpunësve të policisë. Për herë të parë u festua në vitin 1924 pasi tradita u ndërpre nga viti 1944 deri në 1994.Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..