Në Ditën e Kryeengjëllit, 8 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon luftëtarët qiellorë të dritës dhe drejtësisë. Këta janë Shtatë Kryeengjëjt Mikail, Gabriel, Rafael, Uriel, Salathiel, Jehudiil dhe Barakiel.
Më i vjetri nga të gjithë - Kryeengjëlli Mikail është udhëheqësi i ushtrisë engjëllore. Në besimet e bullgarëve, ai qëndron më afër Zotit dhe me zell vëzhgon zbatimin e ligjit të Zotit. Piktorët e ikonave shpesh e përshkruajnë atë me peshore që matin mëkatet e njerëzve. Kjo është arsyeja se pse njerëzit besojnë se ai është rojtari kryesor i Parajsës dhe kur shpirti duhet të shkoë në jetën e përtejme, Kryeengjëlli Mikail e ndan atë nga trupi.
Për nder të Luftëtarit Qiellor bëhen kurbane, me lutje për shëndet dhe mbrojtje nga ushtria qiellore. Në këtë ditë, besimtarët i drejtohen me lutje të zjarrta engjëllit të tyre mbrojtës dhe spërkatin me ujë të bekuar në shtëpi.
Dita e ushtrisë engjëllore është zgjedhur si festë profesionale e nëpunësve të policisë. Për herë të parë u festua në vitin 1924 pasi tradita u ndërpre nga viti 1944 deri në 1994.Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..