Bullgaria është ndër pesë vendet anëtare të BE-së ku punëtorët me pagë minimale mbeten me më pak se gjysma e të ardhurave të tyre pasi paguajnë qiranë (vendet e tjera janë Spanja, Luksemburgu, Hungaria dhe Portugalia). Këtë e bëri të ditur Konfederata e Sindikatave të Pavarura /KNSB/, duke iu referuar një studimi të Konfederatës së Sindikatave Evropiane, të bërë në prag të shqyrtimit të ardhshëm të Direktivës për pagat minimale adekuate në Parlamentin Evropian, njoftoi reporterja Maria Kostova.
Sipas të dhënave të KNSB, pagën minimale - 650 leva / 332 euro / e marrin 500 mijë bullgarë që punojnë. Të ardhurat neto të nevojshme për mbajtjen e një të rrituri që jeton i vetëm në Bullgari janë 1069 leva / 546 euro / në muaj.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..