Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Shëndetësisë raporton rënie të incidencës me Covid

Foto: BGNES

Një zgjatje e gjendjes epidemike me 4 deri në 6 muaj do t’i propozojë Ministria e Shëndetësisë qeverisë. Nuk do të ketë izolim për shkak të rënies së valës së katërt. Ulja e numrit të personave të infektuar me Covid është një sukses për të gjithë ne. Këtë e tha në një konferencë Ministri në detyrë i Shëndetësisë Stojço Kacarov.

Prof. Mira Kozhuharova shtoi se deri më tani janë blerë më shumë se 180 000 shishe me remdesivir, i cili është për pacientët me koronavirus që janë në gjendje të rëndë.

Në të gjithë vendin tashmë ka testime për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën, njoftuan nga Ministria e Arsimit. 121 000 teste të reja janë për 11 zonat e fundit që nuk arritën të merrnin numrat që u nevojiteshin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD