Sot garojnë 23 çifte kandidate për President dhe Nënpresident të Republikës së Bullgarisë. Zgjedhjet e rregullta presidenciale përkojnë me zgjedhjet e parakohshme për Legjislaturën e 47 të Kuvendit Popullor.
12 prej kandidatëve për President janë propozuar nga komitetet e iniciativës, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë. Forcat kryesore politike nuk kanë kandidatë të tyre, por kanë deklaruar mbështetje për kandidatë të shpallur nga komitetet e iniciativës. Pavarësisht se kush e ka shpallur kandidaturën e tij, pasi е e merr detyrën, Presidenti duhet të jetë politikisht i paanshëm dhe të mishërojë unitetin e kombit.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota.
Historia e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari filloi më 2 prill 1990. Atëherë, pas votimit të deputetëve në Kuvendin Popullor, si udhëheqës i shtetit u zgjodh Petër Mlladenov, i cili e mori postin nga Todor Zhivkovi pas rënies së tij nga pushteti më 10 nëntor 1989. Në vitin 1990, pas dorëheqjes së Petër Mlladenovit, Legjislatura e VII e Kuvendit Popullor zgjodhi President (Kryetar) të Republikës filozofin Dr. Zhelju Zhelev, përfaqësues i opozitës - Bashkimit të Forcave Demokratike. Në historinë e zgjedhjeve presidenciale Zhelju Zhelev është edhe Kreu i Shtetit që ka mbledhur më shumë vota deri më tani – 2 738 420. Rosen Plevneliev është zgjedhur me numrin më të vogël të votave, 1 698 136 vota në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Sipas Kushtetutës bullgare, Presidenti mishëron unitetin e kombit dhe përfaqëson Republikën e Bullgarisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..
Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..
Fitorja në dukje vendimtare e GERB-SDS në zgjedhjet për parlamentin kombëtar nuk do të thotë se partia me çdo kusht do të arrijë të formojë një qeveri në të vetmen formë të mundshme të imponuar gjatë qeverisjes së fundit, pra të ashtuquajturin..
Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës..
Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi..
Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtatë të parakohshme parlamentare radhazi në tri vitet e fundit. Arsyeja është se edhe një herë, të tri mandatet..