Më 14 nëntor, kur në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Radio Bullgaria do të ofrojë lajme dhe informacione për votimin në dhjetë gjuhë. Ju ftojmë të ndjekim së bashku rrjedhën e ditës së zgjedhjeve dhe të mësojmë rezultatet e votimit.
Faqja e internetit në gjuhën bullgare do të ndjekë votimin e bullgarëve jashtë vendit. Për këtë qëllim do të kalojmë nga Australia dhe Zelanda e Re përmes Afrikës së Jugut dhe Evropës e gjer tek SHBA-ja dhe Kanada-ja ...
Radio Bullgaria po përgatit edhe dy blloqe aktuale në gjuhën turke, të cilat do të transmetohen nga ora 13.00 deri në 14.00 në http://player.bnr.bg/. Transmetimet do të përfshijnë informacione nga i dërguari i posaçëm i BNR në Turqi, sondazhe me votuesit atje, komente dhe analiza të ekspertëve.
Bashkatdhetarët tanë kudo në botë mund të na dërgojnë informacione, sinjale, foto dhe video për votën jashtë vendit në postën elektronike të Redaksisë së Radio Bullgarisë në Gjuhën Bullgare radiobulgaria@bnr.bg dhe në faqen e saj në Facebook. Bullgarët në Shqipëri, si dhe të gjithë lexuesit dhe dëgjuesit tanë shqipfolës anembanë botës mund të na shkruajnë edhe në albanian@bnr.bg, ose në faqen e Redaksisë së Gjuhës Shqipe në Facebook.Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..
Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..
Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të..