Sipas rezultateve të Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, në orën 20 të datës 14 nëntor 2021, votuesit i kanë renditur çiftet e kandidatëve për president dhe nënpresident si më poshtë:
Rumen Radev - Ilijana Jotova - 49,3 % e votave;
Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva - 25 %;
Mustafa Karadajë - Iskra Mihajllova - 9 %;
Llozan Panov - Maria Kasimova-Moase - 4,2 %;
Pjesëmarrja elektorale është 36 %, që do të thotë se do të ketë balotazh.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota. Presidenti zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.
Në garë morën pjesë gjithsej 23 çifte presidenciale. 12 prej kandidatëve për president u propozuan nga komisionet nismëtare, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë.Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..
Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë..
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe..