Zgjedhjet treguan vendosmërinë e shoqërisë për të asgjësuar paligjshmërinë dhe korrupsionin. Siç duket, dështuan përpjekjet që njerëzit të ngatërrohen dhe të mos votojnë. I përshëndes të gjitha partitë që po hyjnë në parlamentin e ri. Ata duhet të përballen me detyrën e formimit të një qeverie të mbështetur nga një shumicë e qartë, komentoi Presidenti Rumen Radev në fund të ditës së zgjedhjeve.
"Në balotazh, ne do të përballemi me shumicën e organizuar nga partia e statuquos. Prandaj, fitorja jonë varet nga mobilizimi ynë," shtoi presidenti i tanishëm Radev. Ai veçoi si problem pjesëmarrjen e ulët të votuesve. "Pengu është mjaftë i lartë. Bullgarët shohin se në kohë krize institucioni presidencial ka një peshë të veçantë," theksoi Radev.
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..