Të dhënat e numërimit paralel të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, tregon shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, me 85% zbatim:
“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 26,3 %, ose 69 vende në parlament;
GERB-SDS: 23,3 %, ose 60 vende;
Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 11,4 %, ose 30 vende;
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 10,7 %, ose 27 vende;
“Ka një popull të tillë” /ITN/: 8,9 %, ose 24 vende;
“Bullgaria Demokratike”: 6,8 %, ose 17 vende;
“Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/: 4,9 %, ose 13 vende;
Aktiviteti i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,5 % e votuesve.Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..