Ndër surprizat që sollën këto zgjedhje është partia që po shfaqet si forca më e vogël parlamentare e mundshme, por që hyn për herë të parë në parlament – “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/. Qëllimi i partisë është të bëhet forca e parë politike dhe të qeverisë Bullgarinë në mënyrë të pavarur, tha lideri i partisë Kostadin Kostadinov në një intervistë për BNR. Ai tha se nëse hyn në parlament, partia është e gatshme të bisedojë me të gjitha forcat politike, në qoftë se edhe ato janë të gatshme për dialog.
"Ajo në të cilën “Ringjallja” beson është se Bullgaria ka forca të mjaftueshme për të qenë një faktor i pavarur, se nuk ka nevojë për një "vëlla të madh" tjetër," tha Kostadinov, duke shtuar se partia e tij dëshiron parandalimin e shkatërrimit të monedhës bullgare. Sipas tij, kushtet për anëtarësimin e Bullgarisë në BE duhet të rinegociohen që t’i përgjigjen interesit tonë kombëtar.Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..
Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..