Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po e vazhdojmë ndryshimin” fillojnë bisedime për qeverisjen e vendit

Asen Vasilev
Foto: arkiv

Ne jemi gati të jemi të parët dhe ta mbajmë këtë përgjegjësi. Këtë javë po i fillojmë bisedimet me të gjitha partitë, pa GERB dhe DPS, tha për bTV Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.

Ne do të propozojmë që të formohen grupe pune për sektorët e veçantë, për të diskutuar problemet kryesore dhe për të dalë me një plan për 4 vitet e ardhshme, të cilin ta nënshkruajmë. Kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme. Nuk është e mundur që një qeveri e pakicës ta bëjë ndryshimin që premtuam, shtoi Vasilev.

Për sa i përket rritjes së inflacionit, politikani komentoi se Bullgaria nuk ka se si të përballet shpejt me problemin, sepse monedha bullgare levë është e lidhur me euron dhe pasi inflacioni në eurozonë është 5%, nuk ka asnjë mënyrë që inflacioni në Bullgari të ai të jetë i ndryshëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD

Bullgaria, Greqia dhe Rumania përgatisin një "Shengen Ushtarak"

Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..

botuar më 24-07-11 2.20.MD