Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja elektorale më 14 nëntor ka qenë 40.5%

Foto: BNR

Nisi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ shpalli përfundimisht rezultatet e votimit për Kreun e Shtetit. Më 21 nëntor do të garojnë kandidatët për president Rumen Radev - Ilijana Jotova dhe Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 nëntorit ka qenë 40.5%. Kanë votuar 2 687 307 persona.

Protokollet e numëruara 100% tregojnë se partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”  fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 25,67% prej votave. Koalicioni GERB-SDS është i dyti me 22.74%. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari, merr 13.00%. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ ka 10.21%. “Ka një popull të tillë” /ITN/ merr 9.52% të votave. Koalicioni “Bullgaria Demokratike” hyn në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor me 6,37% të votave dhe partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ - me 4,86% të votave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD