Anton Kutev dha dorëheqje si zëdhënës i qeverisë në detyrë. Këtë e njoftoi vet ai përmes profilit në Facebook. Sipas fjalëve të tij ai e bëri këtë “i shtyrë nga mosdëshira për të përfshirë qeverinë e përkohshme në tensione të panevojshme”.
Të martën nëpërmjet rrjeteve sociale Kutev kërkoi dorëheqjen e Kornelija Ninova nga posti i kryetares së BSP-së. Më vonë Ninova e bëri këtë duke komentuar: “Është një surprizë absolute që kabineti kërkoi dorëheqjen time përmes zëdhënësit të tij Anton Kutev.” Kutev shpjegoi se kërkesën e tij ai e bëri si anëtar i BSP-së.
Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...
Kreu i shtetit Rumen Radev ka uruar presidenten dhe qytetarët e RSM-së me rastin e festës kombëtare Ilinden - Dita e Republikës. “Vetëflijimi i heronjve të Kryengritjes së Ilindenit mbart kujtesën në kohë, e cila do të lidhë përgjithmonë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara..
Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima...