Prindërit do të protestojnë të shtunën para presidencës, duke kërkuar që nxënësit e klasave 5-12 të kthehen në shkollë. Në një intervistë për BNR, Ralica Vaçkova, një nga nënat që do të marrë pjesë në protestë, tha se në takimet me Ministrin e Arsimit, Nikollaj Denkov, prindërit kanë kërkuar që para fillimit të vitit shkollor të planifikohen teste jo-invazive për Covid-19 për fëmijët që të mund të mësojnë në shkollë.
"Ne pamë se në Evropën Perëndimore fëmijët nuk u pezulluan nga shkolla vitin e kaluar në saje të testeve të rregullta," tha ajo. Sipas saj, ka “dy grupe prindërish”. Sipas njërit, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë pa respektuar asnjë masë, sipas grupit tjetër fëmijët duhet të mbyllen në shtëpi. "Ndërsa shumica dërrmuese e prindërve bullgarë presin në heshtje vendime nga ata nga të cilët varet e gjithë kjo, por ata nuk e kryejnë punën e tyre.”Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..